subscribe
Shtatzënia zbukuron Zaiminën

Foto e dites

Shtatzënia zbukuron Zaiminën

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 07:49

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari shpeshherë ka qenë e përfolur në mediet rozë në lidhje me jetën private. Megjithatë, ajo arrin që ta mbajë larg medieve jetën private me goxha sukses. Së fundi, Zaimina ka qenë e përfolur në lidhje me një shtatzëni të mundshme, të cilën gjë ia zbuluan të tjerët disa ditë më parë. Më pastaj, ishte vetë Zaimina ajo e cila bëri publik lajmin që është shtatzënë, madje është bërë shumë aktive në rrjete sociale. Në ato fotografi, Zaimina shfaqet shumë atraktive me një fizik për lakmi, duke e pasur të vështirë që ta besojnë se ajo është në muajin e gjashtë.