subscribe
Vdes aktorja e “Sound of Music”

Film

Vdes aktorja e “Sound of Music”

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 21:39
Heather Menzies-Urich

Aktorja Heather Menzies-Urich, e njohur për portretizimin e Louisa von Trapp në filmin e vitit 1965 “Sound of Music”, vdiq natën e së dielës në Frankford, Ontario.

Ajo ishte 68 vjeç.

Menzies-Urich, e veja e aktorit Robert Urich, ishte diagnostikuar kohët e fundit me kancer, sipas djalit të saj Ryan Urich.

Urich tha se nëna e tij vdiq në prag të Krishtlindjes, të rrethuar nga fëmijët e saj dhe anëtarët e familjes.