subscribe
Akuzë ndaj iranianit për publikimin e skriptave të “Game Of Thrones”

Film

Akuzë ndaj iranianit për publikimin e skriptave të “Game Of Thrones”

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 23:51
Game Of Thrones

Departamenti i Drejtësisë në SHBA do të ngritë akuzë ndaj një personi Iranian për kthim në HBO, dhe publikimin e skriptave të serialit “Game Of Thrones” duke kërkuar 6 milionë dollarë shpërblesë.

Behzad Mesri akuzohet për qasjen në kompjuter pa leje për qëllim të përparësisë komerciale.

Sipas dokumenteve të gjykatës ai më parë kishte punuar në ushtrinë e Iranit dhe ishte i përfshirë në kampanja për dëmtimin e web faqeve amerikane.

Gjithashtu është bërë e ditur që Mesri kishte filluar të marrë dokumente nga kompjuterët e HBO dhe punonjësve të kësaj kompanie në maj të 2017-ës.

Ndërkohë ende nuk dihet në qoftë se është paguar ndonjëherë shuma e kërkuar prej 6 milionë dollarësh në Bitcoin.