subscribe
Ka frikë për jetën e tij, por është i vendosur

Film

Ka frikë për jetën e tij, por është i vendosur

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 12:33
Corey Feldman

Ylli i filmit 'Goonies' për problemin e keqtrajtimeve seksuale në Hollywood ka folur me vite të tëra, por pohimet e tij asnjëherë nuk ishin marrë seriozisht.

Corey Feldman (46) edhe para skandalit me producentin Harvey Weinstein, kishte folur për problemin e pedofilisë dhe keqtrajtimet seksuale në Hollywood.

Pas akuzave të shumë aktoreve për keqtrajtim seksual, aktori ka vendosur të xhirojë një film për të zbuluar rrjetin e pedofilëve hollivudianë dhe “të shembë” industrinë, por për të arritur këtë, atij i nevojiten para dhe përmes donacioneve synon të mbledhë 10 milionë dollarë.

Ai në afat prej vetëm disa orësh ka mbledhur 20 mijë dollarë.

Ai synimin e tij e ka bërë të ditur përmes një video, të cilën e ka publikuar në You Tube, pasi që të njëjtën gjë përmes disa postimeve e kishte bërë edhe në Twitter.

“Jetoj në frikë me vite. Nuk ndihem mirë, ndihem i pa kuptuar nga të tjerët dhe i degraduar në shumë nivele”, ka porositur ai.

Aktori kohë më parë kishte bërë të ditur se kishin dashur ta mbytin qëllimisht dy kamionë.

Corey me vite në intervista kishte folur se ai dhe kolegu i tij i ndjerë Corey Haim ishin keqtrajtuar në fillim të karrierës, por pohimet e tij asnjëherë nuk ishin marrë me seriozitet.

Image