subscribe
Kristin Davis e frustruar që “Sex & The City 3” nuk do të bëhet

Film

Kristin Davis e frustruar që “Sex & The City 3” nuk do të bëhet

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 08:39
Kristin Davis

Kristin Davis ka folur për fansat e “Sex and the City”, mes lajmit se filmi i tretë nuk do të bëhet.

Sarah Jessica Parker ishte ajo që zbuloi lajmin gjatë kësaj jave, dhe më pas u shfaq një raport duke pohuar se filmi nuk do të bëhet për shkak të kërkesave të bëra nga Kim Cattrall. Aktorja më pas pastroi thashethemet duke thënë se ajo thjesht nuk donte të bënte një film të tretë.

Tani, Kristin ka thënë se po ndjehet “thellësisht e frustruar” të mos ndajë një tjetër histori me fansat e filmit.

“Më pëlqen t’i shoh fotografitë nga historia jonë e gjatë e Sex and the City. Unë jam jashtëzakonisht me fat që kam luajtur Charlotte. Është e vërtetë se nuk do të jemi në gjendje të bëjmë një film të tretë”, shkroi Kristin në Instagram.

“Do kisha dashuroj të bëjmë kapitullin përfundimtar, sipas termave tona për të përfunduar historitë e karaktereve tona”, tha tutje ajo.

“Është shumë zhgënjyese që të mos e ndajmë atë kapitull me të gjithë ju. Pra, do të kemi vetëm kujtimet tona, por ju lutem, duhet ta dini se e vlerësojmë dashurinë dhe mbështetjen për ne, gjatë viteve, dhe ju jemi shumë mirënjohëse. Sex and the City përgjithmonë në zemrat tona”.