subscribe
Hapet Festivali i Filmit “Hyjnesha në fron”

Film

Hapet Festivali i Filmit “Hyjnesha në fron”

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 12:06
“Hyjnesha në fron”

Sot në Fushë Kosovë fillon edicioni i dhjetë i Festivalit të Filmit të Kosovës “Hyjnesha në fron” (Hn’F).

Festivali i Filmit të Kosovës “Hyjnesha në fron”, i cili këtë vit shënon edicionin jubilar, të dhjetin me radhë, do të mbahet në hapësirat e Stacionit të trenit, në Fushë Kosovë.

“Hyjnesha në fron” do të zgjasë pesë ditë dhe projeksionet e tij do të realizohen në tri lokacione, përkatësisht në tren, në sallën e Stacionit të trenave dhe në “Hotelin Hyjnesha” ku edhe do të zhvillohet gala mbrëmja e hapjes ceremoniale.