subscribe
Fundi i lumtur i Baris Arduc dhe Elcin Sangu

Film

Fundi i lumtur i Baris Arduc dhe Elcin Sangu

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 08:44
Baris Arduc dhe Elcin Sangu

Filmi "Yimda Kal" me protagonistë Baris Arduc dhe Elcin Sangu ka xhiruar skenat e fundit e njëkohësisht më të bukurat. Bëhet fjalë skenat romantike të filmit aty ku finalizohet dashuria mes Adës dhe Mert, personazhet kryesorë të këtij filmi.

Ato janë xhiruar në perëndim të diellit në Heybeliada, një nga ishujt më të mëdhenj në Turqi, në afërsi të Stambollit. Ky film pritet të transmetohet në Turqi në Nëntor të këtij viti.

Image
Baris Arduc dhe Elcin Sangu