subscribe
Linda Hamilton kthehet në Terminator

Film

Linda Hamilton kthehet në Terminator

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 20:43
Linda Hamilton

Aktorja amerikane Linda Hamilton do të kthehet në filmin e njohur Terminator, i cili ka pasur dy vazhdime.

Kreatori i filmit James Cameron njoftoi se  Hamilton është zgjedhur për rolin në këtë film, transmeton Hollywood Reporter.

Paramount Pictures sot ka konfirmuar lajmin. Cameron do të jetë producent i vazhdimit, në regji të Tim Miller, regjisor i "Deadpool".

Po ashtu është paralajmëruar edhe kthimi i  Arnold Schwarzenegger.