subscribe
“Dita zë fill”, kandidatura zyrtare shqiptare për çmimet “Oscar”

Film

“Dita zë fill”, kandidatura zyrtare shqiptare për çmimet “Oscar”

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:29
Filmi “Dita zë fill”

Filmi “Dita zë fill”, është kandidatura zyrtare shqiptare për çmimet “Oscars”, i përzgjedhur si filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

“Daybreak”, me skenar dhe regji te Gentian Koçit pati premierën e tij botërore në gusht të këtij viti në  “Sarajevo International Film Festival”  një nga festivalet më të rëndësishme në Evropë, ku aktorja Ornela Kapedani u vlerësua si aktorja më e mirë e festivalit duke rrëmbyer ” zemrën e Sarajevës”.

 “Dita zë fill” është historia e Letës, një nëne të re e cila zhvendoset bashkë me djalin e saj 1 vjecar për të punuar si kujdestare për një grua të moshuar, pasi e kishin flakur nga shtëpia për shkak se nuk kishte paguar qiranë.

Leta, që interpretohet nga aktorja Ornela Kapedani, përpiqet ta mbajë gjallë me çdo kusht të moshuarën Sofia, si e vetmja mënyrë për të patur një strehë mbi kokë për djalin dhe veten e saj.

Projekti është një bashkëprodhim shqiptaro-grek, prodhuar nga shtëpia kinematografike shqiptare Artaalbfilm dhe bashkëprodhuar nga Graal Films me bazë në Athinë.

Prej datës 14 shtator, “Dita zë fill” po shfaqet edhe në kinematë e kryeqytetit.