subscribe
Ja kur do të dalë seriali “Peaky Blinders”

Film

Ja kur do të dalë seriali “Peaky Blinders”

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 19:52
Peaky Blinders

Peaky Blinders mund të fitojë edhe më shumë tifozë, pasi sezoni i ardhshëm i dramës së periudhës së Birminghamit do të dalë në Netflix muajin e ardhshëm.

Duke iu referuar një postimi të kohëve të fundit në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, Peaky Blinders do të dalë në Netflix më 19 dhjetor.

Otto Bathurst, i cili ka drejtuar tre episode në sezonin e parë të dramës së gangsterëve, tha se krijuesi i tregimit Steven Knight është duke shkruar një skenar për film.

Ndërkohë, edhe vetë protagonisti kryesor i serialit, Cillian Murphy, i njohur në serial si Thomas Shelby, pati pranuar që regjisori është duke shkruar diçka në lidhje me një film. 

Komentet
comments powered by Disqus