subscribe
Dieta, vështirësia vjen pas

Dieta

Dieta, vështirësia vjen pas

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Si të arrish të mbash rezultatet e një diete, pa humbur humorin e mbi të gjitha pa tu bërë fiksim peshorja.

Pjesa më e vështirë e një diete? Sigurisht të humbësh kilet e tepërta nuk është lojë fëmijësh, por problemi i vërtetë është në fazën pasaardhëse të qëndrueshmërisë së peshës, ku vëmendja më e madhe është të mos marrësh kilet e humbura.

Faza post diet: ajo që thotë shkenca

Një studim i ri tregon se kjo fazë e dytë e dietës është më afër dështimit pasi do të keni më shumë uri dhe dëshirë për të ngrënë. Problemi? Këto simptoma vijojnë deri në një vit pasi të keni kaluar dietën.

Edhe kur hormonet dërgojnë sinjale të forta të ngopjes në tru pas një vakti, nuk ndihemi të ngopur. Studimi i Universitetit Norvegjian të Shkencës dhe Teknologjisë, është shfaqur në revistën “American Journal of Physiology-Endocrinology and Metabolism”.

Si tia bëni?

Nutricionistët thonë se duhet të bazoheni në post-diet në dy objektiva themelore, të mos zbehni sforcimet e bëra gjatë dietës, dhe mbi të gjitha të mos humbisni humorin.