subscribe
Dieta me peshk e rritë inteligjencën e fëmijëve

Dieta

Dieta me peshk e rritë inteligjencën e fëmijëve

Më: 31 janar 2018 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Fëmijët të cilët hanë peshk të paktën një herë në javë bëjnë gjumë më të mirë dhe marrin pikë më të larta në testet e inteligjencës sesa ata që rrallëherë konsumojnë peshk.

Në studimin e Universitetit të Pennsylvanisë janë përfshirë 541 fëmijë, dhe është konstatuar se fëmijët të cilët hanë peshk një herë në javë, në teste të inteligjencës shënojnë 4.8 pikë më shumë sesa ata që rrallëherë hanë ose s’hanë asnjëherë.

Ekspertët thonë se vazhdimisht ka dëshmi shkencore të cilat tregojnë se peshku është i mirë për shëndetin.

Në fakt, ekspertët bëjnë thirrje që konsumimi i peshkut të reklamohet dhe promovohet më shumë.

Gjithashtu, prindërit janë të këshilluar që t’u gatuajnë fëmijëve peshk vazhdimisht.

Vlen të ceket se peshku përmban acide yndyrore Omega-3 të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e trurit.