subscribe
Kjo është arsyeja pse nuk po humbisni në peshë!

Dieta

Kjo është arsyeja pse nuk po humbisni në peshë!

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 20:01
Ilustrim

E keni kuptuar se jeni shumë mbi peshë dhe po mundoheni ta luftoni diçka të tillë? Pavarësisht se keni reduktuar në maksimum karbohidratet, yndyrnat e sheqernat, pavarësisht ushtrimeve të shumta fizike, shifra në peshore rezulton e njejta. Ç’po ndodh me ju?

Mund t’ia bëni shpesh këtë pyetje vetes, e jo pa faj. Por, nuk po bëni asgjë gabim dhe ‘faji’ adresohet diku gjetkë. Ju mund të vuani nga lipoedema, një gjendje kronike që shkakton formimin e qeskave ynyrore në zona të caktuara, sidomos tek zona e kofshëve dhe tek të prapmet. Këtu mund të preken edhe krahët, që justifikon deri diku peshën e tepërt në këtë pjesë të trupit.

Edhe pse meshkujt mund të preken nga lipoedema, femrat dominojnë më së shumti në një listë të tillë. Një gjendje kronike e këtij lloji shkaktohet nga hormonet femërore, ndërsa kjo nuk është më e vështira. Ende nuk është gjendur ndonjë kurim apo trajtim për këtë diagnozë, çka e vështirëson edhe më tej situatën.

Ekspertët shpjegojnë se pamja fizike në këtë rast merr trajta të njejta me obezitetin, çka shtyn edhe më tutje opinionin publik për të mos suportuar të prekurit në fjalë. Por, simptomat e lipoedemës nuk janë të pakta. Mund të ndjeni lodhje, rëndesë, këputje të trupit, kruarje, dhe natyrisht, mos humbje nga pesha.

Shkaku i kësaj gjendje nuk ka ende një përgjigje, edhe pse po studiohet çdo ditë e më shumë lidhur me këtë çështje.