subscribe
Sulmuesin e Premier League e ‘zë mat’ gruaja me .... dashnoren

Bota e yjeve

Sulmuesin e Premier League e ‘zë mat’ gruaja me .... dashnoren

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 11:30

Bashkëshortja e sulmuesit të Stoke City, Sadio Berahino ka përjetuar një Shën Valentin të trishtë këtë vit. Stephania Christoforou, 26-vjeçe ka gjetur partnerin e saj në shtëpi. Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për modelen, Chelsea Lovelace, 28-vjeçe, e cila kishte nisur një lidhje të fshehtë me 24-vjeçarin.

Ata fillimisht ishin njohur në rrjetin social "Instagram", ku kishin shkëmbyer numrat dhe më pas kanë bërë edhe disa udhëtime së bashku. Bashkëshortja e lojtarit është drejtuar tek shtëpia e tij, ku nuk i ka përmbajtur dot nervat dhe fjalorin. Ndërsa i binte derës me gjithë fuqinë që kishte ajo i ka kërkuar që të hapte derën. Motra e sulmuesit është afruar pranë saj për t'a qetësuar që të mos shqetësonte komshinjtë.

Berahino kishte nisur një marrëdhënie të re me modelen Chelsea, me të cilën kishte kaluar disa ditë edhe në Dubai. Siç shkruan "The Sun" ai i bënte dhurata të shtrenjta vajzës dhe që nga viti i kaluar vazhdonin të ruanin lidhjen. Pas kësaj që ndodhi, Stephania u ka thënë miqve të saj që ndihet e zhgënjyer nga kjo histori dhe se i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin, duke anuluar kështu edhe dasmën.

Image