subscribe
Bale ofron 300 mijë euro për të ndihmuar familjen e kunatës

Bota e yjeve

Bale ofron 300 mijë euro për të ndihmuar familjen e kunatës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 11:19

Futbollisti i njohur Gareth Bale ka treguar edhe njëherë se ka një zemër të madhe. Familja e të fejuarës së lojtarit të Real Madridit po kalon një moment të vështirë pas një tragjedie.

Mediat e huaja shkruajnë se bashkëshorti i motrës së Emma Rhys-Jones është vetëvrarë, duke lënë familjen dhe fëmijët në një situatë shumë të vështirë ekonomike.

Ai që do të bëhej baxhanak i Gareth Bale vendosi t’i japë fund jetës nga frika se shërbimet sociale mos i merrnin fëmijët, pasi konstatuan kushtet shumë të vështira në të cilat jetonte familja.

Deri në atë moment e motra e të fejuarës së Bale jetonte bashkë me fëmijët në një rulotë. Bale ndërkohë ka investuar 283 mijë euro për të blerë një shtëpi për kunatën e tij të ardhshme, në periferi të Kardifit, si edhe një makinë që të kenë mundësi të lëvizin.

Falë këtij investimi nga sulmuesi i Real Madrid jeta e tyre ka ndryshuar, edhe pse me koston e lartë që kanë humbur kryefamiljarin.

Image