subscribe
Ish-e dashura e Balotellit foto seksi nga Maldivet, shijon luksin me djalin e Moggit

Bota e yjeve

Ish-e dashura e Balotellit foto seksi nga Maldivet, shijon luksin me djalin e Moggit

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:26

Kanë kaluar 10 vite kur në mediat italiane u shpërnda një lajm se bukuroshja Rafaela Fico kishte venë në ankand virgjërinë e saj.

Pas asaj kohe, ish-banorja e “Big Brother”-it italian, u lidh me Mario Balotellin, me të cilin ka edhe një vajzë, Pia.

Por tani, ish-e dashura e Balotellit po shijon në maksimum luksin me Alessandro Moggi, djalin e ish-drejtorit sportiv të Juventusit.

30-vjeçarja ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram “disa foto nga pushimet në Maldive me 45-vjeçarin.

Pasi u përfol për një lidhje me Cristiano Ronaldon, me Balotellin e të tjerë, duket se Fico ka gjetur qetësinë, por edhe luksin me Alessandron.

Image