subscribe
Rikthehet Irina në bikini

Bota e yjeve

Rikthehet Irina në bikini

Më: 10 janar 2018 Në ora: 13:34
Irina Shayk

Irina Shayk është rikthyer me imazhe atraktive. 

Dhjetë muaj më parë solli në jetë vajzën e saj Lea dhe që prej asaj kohe thotë se ka punuar vazhdimisht për t’u rikthyer në formën e saj më të mirë.

Muajt kalojnë dhe Irina Shayk duket se ja ka arritur qëllimit.

Modelja e famshme ruse dhe e dashura e aktorit Bradley Cooper u është rikthyer vendeve të nxehta për të sjellë disa shkrepje po aq të nxehta.

31-vjeçarja njohu ndjekësit e saj në Instagram me një seri fotosh nga një zonë tropikale, por pa e përcaktuar lokacionin e saktë.

Irina ishte disa vite në lidhje me Cristiano Ronaldon, kurse ndarjen prej tij e bëri për shkak të mospajtimeve me nënën e futbollistit.

Bukuroshja konsiderohet prej modeleve më të shtrenjta në botë, sidomos pasi arriti të mbajë linjat trupore pas lindjes.