subscribe
E lidhur me djalin e deputetit, Olta Boka tregon planet për dasmë

Bota e yjeve

E lidhur me djalin e deputetit, Olta Boka tregon planet për dasmë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 10:08

Prej disa vitesh Olta Boka është në një lidhje me Iv Rrokajn, djalin e deputetit Shezai Rrokaj. Lidhja e tyre u zbulua nga paparacë të cilët e fotografuan çiftin gjatë pushimeve të tyre dy vite më parë.

Në një intervistë për "Thumb", Olta ka rrëfyer se ka preferuar të mos flasë shumë për lidhjen e tyre pasi nuk i pëlqen të bëjë lajme me historinë e saj të dashurisë.

E pyetur nëse në planet e saj është dasma, Olta është përgjigjur se ka pasur gjithmonë dëshirë ta bëjë një të tillë, por nuk e ka vendosur ende.

"Më para nuk e çoja ndërmend të mos bëja dasmë. Tani më kanë ardhur në majë të hundës. Ta bësh si do ti realisht kushton, normalisht duhet çik dasmë po prapë s’jam shumë e qartë. E dikutojmë në familje e bëjmë apo nuk e bëjmë, për momentin jemi akoma të dyjëzuar", është shprehur Olta.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus