subscribe
Tayna tregon trupin perfekt në bikini në plazhet e Tajlandës

Bota e yjeve

Tayna tregon trupin perfekt në bikini në plazhet e Tajlandës

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:47

Reperja e njohur Tayna ka publikuar dy ditë më parë projektin e saj më të ri muzikor me titull “Kce”. Kënga duket se është pritur mjaft mirë nga publiku.

Në klip, Tayna ka zgjedhur një grup të madh me femra, ku mes tyre shfaqet edhe ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, e cila që prej kësaj të shtune nuk do të jetë më në program. Pas lançimit të këngës “Kce”, Tayna duket se preferon pak pushim para se të vazhdojë me karrierën e saj të bujshme me koncerte brenda dhe jashtë Kosovës, e që këtë vit duket të jetë shumë e suksesshme.

Tayna ka publikuar një foto superseksi në bikini, në plazhet e Tajlandës. Tayna ka lançuar dy këngë brenda një periudhe të shkurtër në muajt e parë të vitit, këngën “Ring Ring” dhe para dy ditësh ajo u shfaq edhe me këngën e saj më të fundit, “Kce”, e cila shpejt është shndërruar në një hit në Kosovë e Shqipëri.

Tayna ka nisur furishëm karrierën e saj me këngën “Columbiana” dhe ndoshta as vetë s’do ta kishte menduar se do kishte kaq shumë sukses. Reperja që u bë e famshme “brenda natës” ka krijuar edhe bazamentin e saj të fansave, pasi në rrjete sociale numëron me qindra mijëra ndjekës.

Doruntina Shabani e ftuar në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, pak muaj më parë, ka treguar se fansat i ka të të gjitha moshave. Madje, dikush prej tyre i ka kërkuar dorën për martesë. “Ishte një burrë mbi të 40-tat që erdhi në koncert, i cili donte të fotografohej me mua dhe më tha se ishte i gatshëm ta linte gruan dhe fëmijët për mua”, ka treguar Tayna.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus