subscribe
Pasi deklaroi se “u hodh në rrugë” nga Saimir Kodra, Alesia Bamin e merr në patronazh….

Bota e yjeve

Pasi deklaroi se “u hodh në rrugë” nga Saimir Kodra, Alesia Bamin e merr në patronazh….

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:29

Pasi Alesia Bami doli në një intervistë në televizionin “Top Channel” pa lejen e “Klan”-it, ajo u përjashtua nga ky televizion si velinë e emisionit “Stop”, që drejtohet nga Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj.

Ajo deklaroi se “u hodh në rrugë” nga produksioni i programit investigativ, por mesa duket “Top Channel” ka menduar që të mos e lërë në baltë balerinën Bami, duke i ofruar asaj një vend pune brenda një kohe të shkurtër. Ai që i ka zgjatur dorën për t’ia shtuar grupit të prezantueseve seksi të “E diell” është pikërisht Edi Manushi.

Alesia i bashkohet këtij emisioni të të dielave në rubrikën e lotarisë, që do i bashkëngjitet programit. Alesia do t’i bashkohet klubit të vajzave seksi në krah të Edi Manushit, mes të cilave; Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Einxhel Shkira dhe Argjira Spanca, blogerja seksi nga Prishtina që zëvendësoi këngëtaren Jonida Maliqi, e cila u tërhoq nga “E diell”, për shkak të angazhimit në Festivalin Europian. Vetëm disa ditë më parë Alesia deklaroi se e pushuan me një mesazh telefonik nga programi investigativ “Stop” për arsyen e vetme se kishte shkuar të jepte intervistë në televizionin konkurrent të drekës që moderohet nga Bieta Sulo.

Më pas, ajo deklaroi se punonte pa kontratë në “Tv Klan”, por Saimir Kodra iu përgjigj pretendimeve të balerinës për pushimin nga puna pa paralajmërim, duke e hedhur poshtë çështjen e kontratës. Për herë të parë lidhur me këto deklarata reagoi Kodra në emisionin “Stop”. Ndërsa ftoi vajzat që donin të aplikonin për balerinë pranë televizionit “Klan”, ai theksoi faktin se nëse pranohen si velina do të punojnë me kontratë dhe siguracione të paguara. Alesia Bami njihej si velina 19-vjeçare e “Stop”, e cila paralelisht angazhohet edhe si fotomodele.

Pas largimit nga “Klan”, Alesia e mblodhi shpejt veten, duke bërë të tjera plane. Brenda natës që nuk u shfaq në “Stop”, ajo postoi në “Instagram” foton e veshur si nuse me vello, ku paralajmëron plane të tjera dhe të mëdha për veten. Foton në fjalë e shoqëroi me statusin për veten “Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”.

Ndjekësit vërshuan me komente, duke e komplimentuar dhe duke e motivuar që të mos mërzitet për humbjen e punës, pasi ka shumë punë të tjera për të. Vitin e kaluar fotot e ditëlindjes së saj të 18-vjetorit luksoz bënë bujë në media, pasi, përveç prezencës me dhurata në duar të ish-kolegëve Saimir dhe Gentit, ra në sy dhurata e babait të saj, një makinë luksoze.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus