subscribe
Pas DJ-t të famshëm, një tjetër këngëtar me famë botërore marroset pas Era Istrefit

Bota e yjeve

Pas DJ-t të famshëm, një tjetër këngëtar me famë botërore marroset pas Era Istrefit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:51

Fama e këngëtares shqiptare Era Istrefi ka disa kohë që ka kaluar kufijtë. Ajo është mjaft e komentuar nga fansat e mediat rozë dhe së fundmi ka tërhequr edhe vëmendjen e DJ-ve të famshëm botërorë.

DJ Diplo ishte ai që publikoi fillimisht një foto krah këngëtares shqiptare, ku bashkëngjitur me të shkruante: “Femrat kosovare duke sunduar botën”.


Por ai herë pas here komenton edhe në fotografitë që Era publikon në profilin e saj në “Instagram”.

Ndërsa së fundmi ishte kantautori britanik me famë botërore Julian Perretta, i cili ka lënë një koment në një nga postimet e Istrefit.


Këngëtarja e njohur ka publikuar tri foto në “Instagram” dhe Julian i ka komentuar: “Fotoja e dytë më shkaktoi atak kardiak!”.

Komenti sigurisht është vënë re nga Istrefi, e cila ia ka kthyer përgjigjen me disa emoj-i duke qeshur me lot.

Komentet
comments powered by Disqus