subscribe
Rihanna zgjeron perandorinë e saj të modës me LVMH

Bota e yjeve

Rihanna zgjeron perandorinë e saj të modës me LVMH

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:37

Rihanna po e zgjeron veprimtarinë e saj në modë. Sipërmarrësja e suksesshme nga Barbados që është pronare e Fenty Beauty ka thënë se po realizon bashkëpunim me grupin më të madh të luksit, LVMH (Moet, Hennessy, Louis Vuitton) për të lansuar shtëpinë e saj të luksit.

Burime të shumta kanë treguar për WWD se këngëtarja ka qenë në bisedime të fshehta me grupin LVMH për këtë projekt.

Ky do të ishte brendi i parë i modës që drejtori i LVMH, Bernard Arnault, lansoi nga pika zero, që prej Christian Lacroix në vitin 1987.

LVMH besohet se e ngriti ekipin gjashtë muaj më parë në Paris që të punojnë përkrah Rihannas dhe bashkpuntorëve të saj kryesorë.

Projekti po mbikqyret nga Sidney Toledano, president dhe drejtor i grupit LVMH Fashion Group, ku përfshihen edhe brende si Givenchy, Celine, Kenzo dhe Marc Jacobs.

Më herët gjatë javës, Rihanna u shfaq në Manhattan me syzet e saj ekstravagante “Fenty”. Burimet thanë se ajo po testonte një prej dizajneve të reja të linjës LVMH.

Rihanna aktualisht është drejtoreshë kreative e Pumas, ku ajo lansoi brendin e saj aktiv Fenty nga Puma.

Ajo po ashtu ka linjën e saj të suksesshme të bukurisë, Fenty Bauty, që ka realizuar shitje prej 100 milionë dollarësh në 40 ditët e para në treg, bashkë me linjën e të brendshmeve. 

Image
Komentet
comments powered by Disqus