subscribe
“Kur do të bëheni me bebe?”, Afërdita Dreshaj i përgjigjet fanses: I duam fëmijët, por tani…

Bota e yjeve

“Kur do të bëheni me bebe?”, Afërdita Dreshaj i përgjigjet fanses: I duam fëmijët, por tani…

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:02

Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, më 30 qershor të vitit të kaluar i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Dasma e tyre ishte kryefjalë e mediave rozë. Ata bënë një ceremoni luksoze në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më pas një super muaj mjalti.

Afërdita e cila është mjaft aktive në profilin e saj “Instagram”, së fundmi ka vendosur që t’u përgjigjet 10 pyetjeve më interesante që kanë fansat për të.

Këngëtarja e modelja është pyetur shpesh për faktin se kur do të bëhet nënë dhe Afërdita tashmë na dha përgjigjen më të sinqertë.

“Kur do të bëheni me bebe? Je shumë e bukur dhe dukeni të lezetshëm bashkë”, ishte një pyetje që Afërdita vendosi që t’i përgjigjej. “Kam marrë më shumë se 20 pyetje për këtë çështje. Ne absolutisht që i duam fëmijët, por po shijojmë njëri-tjetrin tani për tani”, i përgjigjet Dreshaj.

Image
Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus