subscribe
A është kjo prezantuese e kolme arsyeja e divorcit 140 miliardë dollarë?

Bota e yjeve

A është kjo prezantuese e kolme arsyeja e divorcit 140 miliardë dollarë?

Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:15

Njoftimi se njeriu më i pasur në botë do të ndahet nga e shoqja ka bërë xhiron e lajmeve kryesore në çdo media të rëndësishme.

Shefi i Amazon, Jeff Bezos deklaroi se do ndahet miqësisht me të shoqen, MacKenzie Bezos, pas 25 vitesh martesë.

Por pas kësaj historie duket se fshihet një aferë. Raportohet se Jeff Bezos kishte nisur të dilte me një ish-prezantuese televizive të martuar.

Mediat amerikane kanë publikuar fotot e Bezos me Lauren Sanchez, një pilote helikopteri dhe ish-prezantuese lajmesh për Fox 11. Ajo është e martuar me një mogul talentesh në Hollivud, i quajtur Patrick Whitesell.

National Enquirer thotë se kjo aferë është arsyeja e ndarjes. Sipas revistës, njeriu më i pasur në botë e mashtronte të shoqen, duke e dërguar dashnoren nëpër destinacione ekzotike me avionin privat me vlerë 65 milionë dollarë. Ai i dërgonte asaj edhe mesazhe të nxehta erotike.

Por një burim tha se çifti është ndarë dhe vetëm pasi kjo ka ndodhur, Bezos nisi të dilte me Sanchez. Një tjetër burim thotë se edhe Sanchez është ndarë nga i shoqi.

Historia pritet të zbardhet në ditët në vijim. Ajo që dihet me saktësi është se Bezos i ka paraprirë lajmit për aferën duke deklaruar ndarjen miqësore me të shoqen.

Drejtuesit e Amazon thonë se nuk besojnë se kjo ndarje do të shkaktojë probleme për kompaninë.

Bezos është njeriu më i pasur në planet me një pasuri të përllogaritur prej 140 miliardë dollarë. Nuk dihet se si do ndahet kjo pasuri mes tij dhe të shoqes.

Image
Image

 

Komentet
comments powered by Disqus