subscribe
Pse Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u martuan tani?

Bota e yjeve

Pse Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u martuan tani?

Më: 3 janar 2019 Në ora: 12:14

Pasi ranë në dashuri si tinejxherë dhe pasi u ribashkuan pasi që u ndanë, edhe pse ishin të fejuar, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë më në fund burrë dhe grua.

Edhepse yjet janë në lidhje dashurie për disa vjet tani, asnjëri nga ta nuk ishte shumë i preokupuar që të martoheshin – prandaj pse pikërisht tani?

“Ata nuk kanë më dyshime për lidhjen e tyre të dashurisë. Të dy dëshironin që të martoheshin. Ata janë te pjekur mjaftueshëm tani, dhe duket se kjo ishte edhe koha ideale që të martoheshin”, ka thënë një burim pranë Cyrus për revistën People.

Në muajin nëntor, çifti – që u takuan në vitin 2009 në xhirimet e dramës romantike të Nicholas Sparks, “The Last Song” – u përballën me djegien e shtëpisë së tyre në Malibu në zjarret që përfshinë Kaliforninë.

Kjo eksperiencë e hidhur, megjithatë, i bëri ata edhe më të bashkuar.

“Të dy ishin të shkatërruar pas zjarrit”, ka thënë burimi pranë këngëtares, e cila kishte planifikuar që të martohej me Hemsëorth në shtëpinë e tyre në Malibu.

“Mënyra se si Liam e ndihmoi Mileyn ta tejkalojë këtë tragjedi e rriti edhe më shumë dashurinë e tyre”.

Edhe pse ata kanë kaluar një dramë në lidhjen e tyre përgjatë 10 vjetëve, burime të tjera pranë çiftit bëjnë të ditur se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë.

“Ai e lejon Mileyn të jetë vetvetja dhe ajo është e dashuruar në inteligjencën e tij dhe aftësitë për të përballuar gjithccka”.

Në fund të fundit, Cyrus duket se e ka ditur gjithmonë se Hemsëorth është dashuria e jetës së saj.

“Lidhja e tyre ka evoluar shumë bukur viteve të fundit. Ajo e adhuron sensing e tij të humorit, shpirtin e tij aventurier dhe gjithccka tjetër. Shoku i saj i ngushtë është burri i saj – ata janë shumë të lumtur”.

Image
Komentet
comments powered by Disqus