subscribe
Vanessa Hudgens s’po planifikon të martohet së shpejti

Bota e yjeve

Vanessa Hudgens s’po planifikon të martohet së shpejti

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 20:49
Vanessa Hudgens

Vanessa Hudgens është krejtësisht e kënaqur kur është fjala për marrëdhënien e saj të gjatë me të dashurin Austin Butler.

Aktorja ka treguar format e saj trupore për çdo lakmi në kopertinën e revistës Women’s Health, ku edhe ka treguar nëse planifikon të martohet, në prag të ditëlindjes së 30-të.

Hudgens ka thënë se nuk e ka për ngut të martohet dhe të ketë fëmijë me Butler, me të cilin është në lidhje dashurie që nga viti 2001.

“Unë dua të martohem, të udhëhtoj, pastaj të kem fëmijë – ndoshta në fund të viteve të mia të 30-ta”, ka thënë ajo.

Duke folur për trendin e fejesave të shpejta të yjeve, ajo ka thënë se “ora e të gjithëve është ndryshe”.

Hudgens ka thënë ndër të tjera në këtë intervistë se i dashuri e saj e inspiron atë më shumë se kushdo tjetër.

“Ne e respektojmë, admirojmë dhe i besojmë njëri-tjetrit. Unë ndihem shumë e fuqishme si një grua e pavarur. Unë jam e sigurt në vetvete por është shumë mirë të kesh një mik të ngushtë me të cilin mund t’i ndash fitoret, ashtu si edhe humbjet”, ka thënë aktorja tutje duke treguar se çfarë e bën lidhjen e saj të funksionojë.

Ajo ka folur edhe për format e saj trupore, duke e pranuar se ajo ndjek një lloj agjërimi, në kuadër të një diete derisa edhe ushtron gjashtë ditë në javë.

Hudgens ka pranuar se ajo ka qenë e vetëdijshme për peshën e saj qysh nga mosha 18 vjeçare prej kur ka shkuar në turneun e High School Musical.

“Ne po bëheshim gati për pjesën e dytë të turneut por rrobat nuk po më bënin më. Prandaj më është dashur të bëj disa ndryshime në stilin e jetës, qysh nga mosha e hershme”

Image
Komentet
comments powered by Disqus