subscribe
Qëndroi dy vite e ndarë, aktorja e famshme turke rikthehet në krahët e ish-bashkëshortit

Bota e yjeve

Qëndroi dy vite e ndarë, aktorja e famshme turke rikthehet në krahët e ish-bashkëshortit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 18:17
Hande Subasi

Hande Subasi është aktorja e famshme turke, e njohur në vendin tonë si Ajkëzi në serialin “Ertugrul”. Mediat turke shkruajnë se ajo është rikthyer në krahët e ish-bashkëshortit Can Tursan.

Çifti është fotografuar në lagjen e njohur të Stambollit, Bebek dhe duket mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë në vitin 2016, Subasi i dha fund martesës 4-vjeçare duke akuzuar Can për tradhti. Nëa të kohë Hande u shpreh se ai bënte biseda intime me femra të tjera në rrjetet sociale.

Këtë gjë aktorja e njohur e kishte mësuar përmes miqve të saj, e si pasojë ajo i dha fund lidhjes. Por mesa duket ajo ka vendosur që t’i rikthehet historisë së vjetër të dashurisë me Can, pas dështimit të lidhjeve me me aktorin Riza Kocaoglu dhe Altug Leblebici përgjatë dy viteve të fundit.

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus