subscribe
Si korruptohen policët? ‘Jepja kujtdo që ta kërkon’

Bota e yjeve

Si korruptohen policët? ‘Jepja kujtdo që ta kërkon’

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 22:50
Gabi Grecko

Në Shqipëri po përpiqen që të zhdukin nga qarkullimi policët ‘barkderra’ që të përmirësohet imazhi i policisë, por një gjyq interesant është duke u zhvilluar në Nju Jork.

Ish-prostituta dhe e fejuara e miliarderit Geoffrey Edelsten, Gabi Grecko ka dëshmuar të enjten para gjykatës se si ka bërë seks me oficerët e policisë së Nju Jorkut si pjesë e një skeme për korruptimin e tyre.

Gabi Grecko tha se ajo ka bërë seks në avion. Sipas një interviste të saj, gjithçka ndodhi në shkurt të vitit 2013, kur një biznesmen i quajtur Jeremy Reichberg prenotoi një avion privat për të fluturuar drejt Las Vegasit.

29-vjeçarja tha se u rekrutua nga biznesmeni që të korruptonte policët në festën seksuale në avion. Në gjykatë, Grecko tha se Reichberg i kishte thënë që t’i jepte favore seksuale ‘kujtdo që ia kërkonte’.

Kur u pyet nëse kishte pasur marrëdhënie seksuale me zëvendësinspektorin James Grant gjatë udhëtimit, ajo tha: Po.

Grecko tha se mori 1500 dollarë për shërbimet e saj, por u shpreh se kjo shumë iu duk e vogël.

‘Ua bëja teksa ishin të ulur. Isha sipër tyre gjithë kohës. Përpara, pas, anash. Të gjithë ndjeheshin rehat me pantallonat e ulur dhe qeshnin.

Dukej sikur e kishin bërë këtë edhe më parë,. Nuk e dija se ishin policë, edhe pse nxorën prangat për të më lidhur. Ishin vërtet të çuditshëm dhe të paedukatë’.

Image
Image