subscribe
“Pse nuk e bën operacion hundën, e ke shumë keq”, Klaudia Pepa i përgjigjet kështu komentueses

Bota e yjeve

“Pse nuk e bën operacion hundën, e ke shumë keq”, Klaudia Pepa i përgjigjet kështu komentueses

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 21:17
Klaudia Pepa

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa është mjaft aktive në rrjetet sociale, aty ku poston foto e video të ndryshme nga jeta e saj. Si pasojë, ajo është vënë shpesh edhe në shënjestër të ndjekësve të saj në “Instagram”.

Pëlqimet dhe komentet janë të shumta në postimet e Klaudias, ku përveç komplimentave ajo merr edhe kritika, sidomos kur ka poza “hot” ose shfaqet me bikini.

Por këtë herë balerina nuk është kritikuar as për pozat dhe as për zhveshjen. Në postimin e ditës së sotme, një ndjekëse e ka ngacmuar në lidhje me pamjen e saj.

“Pse nuk e bën operacion hundën, e ke shumë keq”, shkruan një komentuese në foton që Klaudia ka postuar sot në profilin e saj në “Instagram”.

E sigurisht që ky koment nuk i ka kaluar pa e lexuar, e balerina ka vendosur që t’i kthejë përgjigje”. “Më pëlqen kështu siç e kam”, ia kthen ajo duke i dërguar edhe një puthje në fund.

Image