subscribe
Beyonce dhe Jay Z marrin “Çelësin e qytetit”

Bota e yjeve

Beyonce dhe Jay Z marrin “Çelësin e qytetit”

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 14:19
Beyonce dhe Jay Z

Ata dhuruan bursa 100 mijë dollarëshe për gjimnazistë në dhjetë qytete gjatë turit të tyre “On the Run II”. Dhe kryebashkiakja e New Orleans, LaToya Cantrell, “surprizoi Jay Z dhe Beyonce me “Çelësin e qytetit”.

Motivi për të dy ishte angazhim i madh humanitar i çiftit, shkruhet në Instagramin e kryebashkiakes. Beyonce është në fund të turit të përbashkët me të shoqin. Dhe një nga ndalesat ishte dhe vendi i saj i lindjes, Houston, Texas ku postoi një sërë fotosh nga koncerti. “Dhe 9 koncerte! Houston, jam në shtëpi”.

Image