subscribe
Gigi Hadid , një hirushe pasarelash, sfilon me një këpucë veshur!

Bota e yjeve

Gigi Hadid , një hirushe pasarelash, sfilon me një këpucë veshur!

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 22:32
Gigi Hadid

Gigi Hadid, një nga modelet më në zë të momentit ka kaluar mbrëmjen e djeshme ndoshta sprovën më të vështirë të jetës së saj. Teksa ishte duke parakaluar në sfilatën e Anna Sui, modelja është shfaqur vetëm me njërën këpucë pasi tjetrën e ka humbur pak para se të dilte në sy të publikut të gjerë.

Megjithatë ajo ka arritur ta përballojë mrekullisht mirë këtë moment dhe është duartrokitur më shumë se kurdoherë për guximin dhe faktin që e mbajti situatën vërtetë nën kontroll, duke treguar kështu profesionalizmin e saj. Megjithatë për modelen e famshme, përveç pjesës së sikletit kjo i ka mundësuar që të ketë vëmendjen e medias që nuk kanë hezituar ta quajnë atë një “hirushe pasarelash’ duke u bërë kështu protagonistja numër një e atij eventi.

Image