subscribe
Royal wedding, gjatë pritjes Meghan homazh Lady Dianës me një unazë të veçantë

Bota e yjeve

Royal wedding, gjatë pritjes Meghan homazh Lady Dianës me një unazë të veçantë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 12:59

Pas ceremonise dhe drekës, Harry dhe Meghan kanë lënë kështjellën e Windsor për tu drejtuar në Frogmore House, vendi ku është bërë pritja e mbrëmjes.
Edhe fustani tjetër i dukeshës së Sussex ishte i thjeshtë njësoj si i pari. Me shpatullat zbuluar, i gjatë prej mëndafshi i realizuar nga stilistja angleze Stella McCartney Meghan dukej e mrekullueshme. Ndërsa princi Harry është shfaqur me një smoking klasik. Gjëja më e veçantë ishte unaza në dorën e Meghan, një unazë me aquarine që i përkiste Lady Diana.

Një jaguar elektrik model E-Type Concept Zero, i prodhuar në 1968, ka qenë mjeti që ka zgjedhur Harry, për të shkuar me nusen e tij të re në pritjen private të organizuar nga baba Carlo.

Duka e Sussex ka shoqëruar nusen e tij të re duke i hapur derën e makinës, përpara se të largoheshin nga Windsor dhe për të ju bashkuar ditës së festimeve. Ajo që ka bërë kureshtar të gjithë botën ka qenë unaza me të cilën Meghan Markle është prezantuar në mbrëmje. Bëhet fjalë për një unazë që i përkiste Lady Diana, ashtu siç konfirmohet edhe nga Kesington Palace dhe nga site amerikan “Buzzfeed”.

Sipas asaj që shkruhet nga disa media botërore si The Sun, duket se nëna e Harry ka shkruar një letër në të cilën kërkonte që të gjithë xhevahiret e saj ti jepeshin djemve, në mënyrë të tillë që bashkëshortet e tyre ti përdornin. Megjithatë nuk dihet nëse Harry ja ka dhuruar unazën Maghan apo i është dhënë hua për shkak të veshjes së saj të kaltër në ceremoni, në respekt të plotë edhe të një tradite të veçantë amerikane.

Image
 
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus